Aplikacion
56 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital pasi dyshohet se u helmuan nga vakti i drekës i shërbyer në ambientet e institucionit nga kompania private e kontraktuar, Sori-Al.
Bëhet me dije, se dreka nga ku dyshohet se janë helmuar përbëhej nga: sallatë perime të ziera, gjellë patate / tavë me presh, makarona / pilaf, mish, biskota, banane dhe bukë.

Pas helmimit të 56 studentëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar rreth 155 kilogramë ushqime te Akademia e Sigurisë, të furnizuara nga kompania private e kontraktuar, Sori-Al. Gjithashtu, AKU njofton se ka gjobitur nga 100 mijë lekë Akademinë dhe kompaninë Sori-Al.
Deri tani, për rastin, komisariati nr. në Tiranë ka arrestuar një prej teknologeve të kompanisë private, ka vënë në hetim një teknologe tjetër dhe ka shpallur në kërkim administratoren dhe pronaren Alma Tafani.