zoom

Aktualitet

Helmimi i studentëve, thirret në prokurori drejtori i AKU Tiranë

Helmimi i studentëve, thirret në prokurori drejtori i AKU Tiranë

Drejtori i AKU në Tiranë, Ersid Hasanllari është thirrur në Prokurorinë e Tiranës për rastin e helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë.

Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, do të kërkojë sqarime mbi kontrollet e kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si dhe mbi procedurat e ndjekura pas dyshimeve për helmim masiv në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Në fokus të hetimit është edhe vonesa e dorëzimit të analizave laboratorike, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas rezultateve të publikuara nga AKU, nga nëntë mostra ushqimore të marra pranë kompanisë së kateringut “SORI-AL”, tetë kanë rezultuar brenda parametrave të sigurisë ushqimore. Ndërkohë, një mostër me makarona të përgatitura në kuzhinën e Akademisë në Sauk ka dalë e kontaminuar me bakteret Escherichia Coli dhe Stafilokok./ Zoom.al

Postime të lidhura