zoom

Të gjitha

Rona Nishliu kujton luftën në Mitrovicë

Rona Nishliu kujton luftën në Mitrovicë

Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu, ka lindur në Mitrovicë më saktësisht në veri të qytetit. Artistja, që këtë periudhë ka qenë më e shkëputur nga muzika, e ka ngritur zërin disa herë për qytetin e saj dhe situatën nëpër të cilën ndodhen.

Ajo së fundmi ka bërë një postim në llogarinë personale, Facebook, nëpërmjet të cilit rikthehet në kohë para 23 vitesh duke treguar momentin kur në shtëpinë e tyre hynë forcat paramilitare serbe.

“Para 23 vitesh nuk kisha mbush’ 13, dhe në një ditë të zymtë si kjo, gjendje lufte në Kosovë, po shikonim televizor familjarisht, kur hop nga dritarja shifen ushtarë të maskuar në oborrin tonë! Ja pra ku na u shfaqën forcat paramilitare serbe. Rrapllimat nëpër dyer e dritare nuk vonuan, ata hynë e çfarë ndodhi brenda, ditën e fundit timen brenda asaj shtëpie, do t’ju tregoj një herë tjetër.

Që nga ajo ditë familja e saj nuk u kthye në Mitrovicë. Sipas këngëtares edhe sot pas 23 vjetësh ende nuk ka një zgjidhje për veriun e këtij qyteti./L.K

/Zoom.al