zoom

Aktualitet

Si kompania e hetuar nga NATO po merr kontrata armësh në ushtrinë shqiptare

Si kompania e hetuar nga NATO po merr kontrata armësh në ushtrinë shqiptare

Një tjetër denoncim publik ka vënë në pah marrëveshjet abuzive të qeverisë shqiptare në industrinë e armëve, ku tregu i këtyre të fundit i është besuar një kompanie, të cilën NATO përveçse e ka skualifikuar nga kontratat publike, po e heton për abuzim.

Bëhet fjalë për kompaninë KAYO; një skandal që më herët është denoncuar nga Zoom.al, por këtë herë denoncimi vjen nga opozita. Në emisionin “Kafe Shqeto”, deputeti demokrat Klevis Balliu dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit ndërparlamentar të Sigurisë tha se kompania “Elbit”, që NATO po heton ka fituar të drejtën e prodhimit me Shqipërinë me një kontratë sekrete që raportohet se arrin deri në 650 mln euro.

NATO vendosi këtë verë të pezullonte disa programe të lidhura me grupin Elbit Systems, i cili kishte një xhiro prej 6.83 miliardë dollarë vitin e kaluar. Masa ishte një nga përgjigjet e para ndaj valës së arrestimeve që ndodhi midis shkurtit dhe majit. Një email i brendshëm i NSPA-së, datë 31 korrik, listonte kontrata me “kontrata të dhëna kompanive të përfshira në aktivitete mashtruese”.

Pak javë më parë, Elbit u prit krahëhapur në Shqipëri, për të nënshkurar një kontratë, për të cilën as Izraeli as Shqipëria nuk japin detaje.

Gazeta izraelite “Hareetz”, shkruante se Shqipëria do të merrte Howitzer ATMOS 155 mm (një top i rëndë artilerie, i montuar mbi kamion ushtarak), Mortaja 120 mm SPEAR (një armë e cila përdoret për të goditur objektiva në distanca të mesme, montohet mbi automjete të lehta ushtarake) dhe dronët Magni-X dhe Thor, për përdorim taktik në distanca të shkurtra.

Nga ana tjetër, opozita denoncon KAYO-n, si një “ingranazh korrupsioni” me qëllim marrjen e tenderave publikë dhe aseteve publike, për interesa private. KAYO, një shoqëri aksionere me kapital miliona euro, është bërë aksionere e kompanisë nënkontraktore Timak Security me 20%. Pjesa tjetër e kompanisë është në pronësi të Timak, me aksionere kryesore Arjeta Pucën, e cila me shumë bujari i ka dhënë 49% të aksioneve Ron Jeffet, për vetëm 490 euro, praktike e përhapur e skemave abuzive apo fiktive.

Skandali thellohet për fakti se Ron Jefet nuk është një biznesmen që gjendet rastësisht në këtë çështje. Jefet, është një biznesmen izraelit në industrinë e armëve dhe mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama. Pak vite më parë ai ka qenë dhe aksion i linjës ajrore Air Albania, nga ku hoqi dorë shpejt.

Përveç Timak Defence, zoti Yefet ka dhe një kompani tjetër në ortakëri me Kayon.

Kompania e dytë quhet Advanced Arms Technology dhe zotërohet në masën 20 për qind nga Kayo dhe 80 për qind nga Uno 18 e Ron Yeffet. Objekti i kësaj shoqërie është prodhimi, montimi dhe tregtimi i armëve të zjarrit te kalibrave të vegjël dhe të mesëm, si dhe i mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) për përdorim ushtarak. Këto produkte do të përdoren nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, struktura të tjera të sigurisë, si dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë.

Jefet u përmend pak ditë më parë edhe nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, kur e denoncoi si përfitues të pasurive publike të vendit, pikërisht me marrëveshjet e armëve. Për të ilustruar këtë Ahmetaj solli në vëmendje rastin e nënshkrimit të një marëveshjeje mes Kayos së Ardi Veliut dhe izraelitëve të Elbit Systems Ltd, për themelimin e Akademisë e Aviacionit.

Postime të lidhura