zoom

Të gjitha

Shqiptarët pronarë të fermës më të madhe të kanabisit në Angli, arrestohen nga policia

Shqiptarët pronarë të fermës më të madhe të kanabisit në Angli, arrestohen nga policia

Policia angleze ka bastisur fermën më të madhe të kanabisit të gjetur ndonjëherë në qarkun e Durhamit.

Gjatë aksionit të policisë u zbuluar 3400 rrënjë kanabisi të vendosura në dy kate.

Gjatë aksionit u arrestuan 4 të rinj shqiptarë, të cilët ishin aty për tu kujdesur për bimët. Në prangat e policisë angleze ranë Arvit Ahmeti 27-vjeç, Kledjan bregu 27-vjeç, Klevist Bregu 25-vjeç dhe Halit Haka 22-vjeç.

Ata u dërguan në Teesside Crown Court për paraqitjen e tyre të radhës në gjykatë më 25 maj.