zoom

Aktualitet

Shehaj rrëmbeu dokumentin/ Reagon Rama: Tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pas hynin në kotec

Shehaj rrëmbeu dokumentin/ Reagon Rama: Tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pas hynin në kotec

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me rastin kur Agron Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në dhe u largua me vrap nga Kuvendi.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar video të momentit të Shehajt kur largohet me vrap, të cilën e ka shoqëruar me akuza të forta.

Rama e ka cilësuar Shehajn si “një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara”. Po ashtu ai shprehet se pret që prokuroria të ndërmarri veprimet e parashikuara nga ligji për këtë ngjarje. 

“Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin

Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit,” shkruan Rama.

Postime të lidhura