Aplikacion
Aktori i njohur i Hollywood-it, Steven Seagal njihet për miqësinë që ka me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe kjo gjë është vendosur shumë herë në qendër të mediave.
Së fundmi ka dalë një video e aktorit në “Twitter” i cili ka mbledhur aleatët e Putinit në festën e 70-vjetorit të tij të zhvilluar në Moskë.
Steven ishte në një darkë të organizuar në nder të tij ku të pranishmit përfshinin prezantuesin televiziv Vladimir Soleviev dhe gazetaren Margarita Simonyan, dy rusë që janë vendosur në listën e sanksioneve të BE-së në mes të pushtimit të Ukrainës.
Actor Steven #Seagal celebrates his birthday with #Russian propagandists Vladimir #Solovyov and Tigran #Keosayan. pic.twitter.com/oUBWBJUwa1
— NEXTA (@nexta_tv) April 12, 2022
Aktori mund të dëgjohet duke i quajtur të gjithë të pranishmit “familja ime dhe miqtë e mi”. “Është bukur t’ju kem këtu me mua,” tha ai, ndërsa bënte një dolli, “Unë ju dua të gjithëve dhe ne qëndrojmë së bashku.”
Videoja ka marrë mjaft reagime të ashpra nga fansat e aktorit, të cilët e quajnë atë “tradhtar” dhe e kritikojnë për mbështetjen që po i jep presidentit rus./L.K
/Zoom.al