zoom

Bota

Rusia reagon pas sulmeve ndaj Iranit: Negociatat ishin vetëm një mashtrim

Rusia reagon pas sulmeve ndaj Iranit: Negociatat ishin vetëm një mashtrim

Rusia ka reaguar ashpër pas operacioneve ushtarake të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kundër Iranit, duke vënë në dyshim sinqeritetin e përpjekjeve diplomatike të zhvilluara më herët.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, deklaroi se sulmet e fundit dëshmojnë se bisedimet me Teheranin nuk kishin si qëllim arritjen e një marrëveshjeje reale.

Sipas Medvedevit, negociatat ishin përdorur si një mjet për të fituar kohë dhe për të shmangur reagime ndërkombëtare, ndërsa vendimi për ndërhyrje ushtarake ishte marrë më herët. Ai kritikoi drejtpërdrejt presidentin amerikan, Donald Trump, duke ironizuar imazhin e tij si “paqebërës”.

Zyrtari rus shtoi se përballja aktuale duhet parë në perspektivë historike, duke theksuar se qëndrueshmëria e shteteve matet me kohën. Ai krahasoi moshën relativisht të re të SHBA-së me historinë mijëravjeçare të qytetërimit persian, duke sugjeruar se rezultatet e këtij konflikti do të vlerësohen vetëm pas dekadash./ Zoom.al

Postime të lidhura