zoom

Bota

Mediat izraelite: Lideri suprem i Iranit, Khamenei mund të jetë vrarë

Mediat izraelite: Lideri suprem i Iranit, Khamenei mund të jetë vrarë

Mediat izraelite pretendojnë se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei ka të ngjarë të jetë vrarë nga sulmi izraelit në Iran.

The Times of Israel thotë se informacionin e ka dhënë televizioni Channel 12, duke cituar burime të paidentifikuara izraelite.

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me rastin në fjalë. Sipas zyrtarëve izraelitë të kontaktuar nga media Walla, udhëheqësi suprem i Iranit ka shkëputur kontaktet dhe nuk ka siguri mbi fatin e tij pas sulmeve të fundit kundër Iranit. 

Nga ana tjetër, burime iraniane thonë se do të publikojnë së shpejti një regjistrim audio/video të Khamenei-t. Autoritete iraniane konfirmuan se Khamenei nuk është në Teheran dhe është transferuar në një vend më të sigurt, por nuk kanë dhënë detaje për gjendjen e tij. 

Forcat izraelite dhe ato amerikane kanë goditur disa objektiva ushtarake të Gardës Revolucionare Iraniane dhe zyrtarë të lartë të regjimit, sipas Reuters. Ndërkohë, këshilli i sigurisë i Iranit ka urdhëruar banorët e Teheranit dhe qyteteve të tjera të qëndrojnë në vende të sigurta, pasi shpërthimet janë dëgjuar në disa qytete të vendit./ Zoom.al




Postime të lidhura