zoom

Aktualitet

Sulmet Izrael-Iran/ Apel urgjent për shqiptarët në Teheran

Sulmet Izrael-Iran/ Apel urgjent për shqiptarët në Teheran

Ministria e Jashtme ka reaguar pas ofensivës së Izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes së Teheranit, duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes të shtuar.

Në një njoftim zyrtar, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën me dije se po ndjek nga afër zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike shqiptare në rajon.

Autoritetet u kërkojnë shqiptarëve që jetojnë apo ndodhen përkohësisht në Iran të qëndrojnë vigjilentë, të shmangin zonat e rrezikshme dhe të informohen vetëm përmes burimeve zyrtare, në kushtet e një situate të paqëndrueshme sigurie.

Për çdo emergjencë apo nevojë për asistencë, qytetarët shqiptarë mund të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare në vendet përreth, përfshirë ambasadat në Katar, Kuvajt, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqi. Ministria ka vënë në dispozicion numra telefoni dhe adresa elektronike për komunikim të drejtpërdrejtë.

Njoftimi:

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon.

MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar.

Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë që gjenden në Iran mund të kontaktojnë me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në këto vende:

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: [email protected]
Tel: +965 94048219

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: [email protected]
Tel: +966501422449

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI
Email: [email protected]
Tel: +90 (549) 561 19 85/ Zoom.al

Postime të lidhura