zoom

Të gjitha

Rudina Dembacaj së shpejti me një emision të ri ?!

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj do rikthehet në ekran si moderatore sërish, këtë herë me një projekt veror. Ajo ka moderuar “Mos i fol shoferit” para se t’i bashkohet “Klanifornia” teksa ka qenë shumë aktive me role të ndryshme në kinema dhe teatër.

Rudina do sjellë së shpejti një program veror me personazhe të ndryshme të cilat do vihen përballë sfidave gazmore. Emisioni do jetë një herë në javë në Tv Klan dhe ka qenë ide e Turjan Hyskos, që është autor i “Klanifornia”.

Vetë Rudina nuk ka zbuluar ende asnjë detaj rreth këtij projekti. Sa i përket jetës personale ajo ka qenë gjithmonë e hapur. Aktorja e ka shprehur disa herë dëshirën për të pasur një fëmije të dytë. “Po, e kam menduar shpesh! Është mendim i bukur, për sa kohë mbetet i tillë. Përtej shakasë, kur ta falë Zoti, do e mirëpres, por për momentin jam e fokusuar te gjëra të tjera.”-tha ajo disa kohë më parë.

Në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Mark Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij./L.K

/Zoom.al