zoom

Të gjitha

“Për burrë kurrë nuk do vuash…”/ Rudina Dembacaj ndan për të gjitha femrat një mesazh domethënës

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka pak kohë që është martuar me ish-deputetin, Mark Frroku. Ata kishin disa vite bashkë dhe vendosën që dashurinë e tyre ta kurorëzonin në martesë.

Çifti nisi një romancë pas ndarjes së aktores nga ish-bashkëshorti, Alex, me të cilin ka edhe një vajzë, Viktoria. Rudina është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here zhvillon bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e saj. Kështu ka bërë edhe së fundmi, ku një fans i ka kërkuar mendimin e saj, se si ja ka dalë paragjykimeve si një nënë e divorcuar.

“Nga eksperienca që kam është e kundërta. Vështirësitë që kalojmë na bëjnë të jemi më sexy dhe të parezistueshme. Vetëm për burrë nuk do vuash kurrë. Por mos e merr si atë që ke lënë. Merr një shok këtë herë. Gëzuar,”-shkruan Rudina Dembacaj.

Ju kujtojmë që aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun në fillim të vitit 2020, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë./L.K

/Zoom.al