Aplikacion
Projekti nga fondacioni “Dritan Hoxha ” që i dha mundësi Einxhel Shkirës për t’i “dhënë një dorë” vajzave dhe grave të shkollohen dhe të jenë të pavarura nuk ka kaluar pa u komentuar nga aktorja e humorit Rudina Dembacaj.
Me anë të një videoje të publikuar më parë në rrjetin e saj social “Instagram” ajo ka ironizuar nismën “e kopjuar’. “U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit! Mirëmëngjes,” shkruante aktorja në videon e postuar.
https://www.youtube.com/watch?v=SwVwsyhRR3M
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Rudina foli për situatën duke thënë se këtë projekt ajo e ka shfaqur më parë në “Instagram” dhe se është nismë shumë e bukur.
“Në mëngjes më dërguan që ka qenë ideja e Einxhel për të bërë shkollimin e vajzave. Unë e kam pasur si projekt dhe e kam. Nuk e kam shfaqur askund se vajzat që po ndihmoj e kanë problem të dalin me fytyrë. Vijon çdo ditë. Kam kontaktuar me bashkitë e komunat, fillova me zonën e veriut dhe kam menduar që me disa bursa t’i sistemoj. Nuk kishte ndonjë përplasje po kur u shfaq në televizion, u komentua si një projekt i padëgjuar ndërsa unë e kisha shfaqur 1 vit e gjysmë më parë në ‘Instagram’. Nuk thashë është plagjiaturë. Është nismë shumë e bukur dhe kur është në televizion, është e mrekullueshme.”, u shpreh Rudina Dembacaj.
Por nga ana tjetër nuk ka munguar as ironia e ish konkurentes e cila Einxhel Shkira ka folur në lidhje me akuzën që aktorja Rudina Dembacaj, bëri në “Instagram”-in e saj personal kundrejt moderatores.
Gjatë një interviste për “Pardon My French” Einxheli tha se nuk ka rëndësi se kush e ka patur idenë e para ose jo, pasi ajo do të duartrokiste çdo person që do ta ndërmerrte këtë iniciative.

“Nëse dikush tjetër do kishte ngritur zërin, do kishte bërë sakrificë ngujimi në ‘Big Brother’, vetëm do e duartrokisja që është dhe dikush tjetër si unë. Nuk mendoj se ka rëndësi kush e ka patur idenë e para, e dyta apo e treta… Unë e kam treguar mjaftueshëm që truri më buron ide dhe nuk hyj te njerëzit që kam nevojë të vjedh ide”, u shpreh Einxhel Shkira./L.K
/Zoom.al