Aplikacion
Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka ndezur menjëherë tensione mes banorëve, sidomos me Rogertin. Rikthimi i fituesit të edicionit të dytë nuk është pritur mirë, dhe Rogerti nuk nguroi të shprehë pakënaqësinë e tij që në orët e para.
Sipas pamjeve të transmetuara gjatë programit, Rogerti nisi debate të drejtpërdrejta me Luizin, duke i bërë kritika të ashpra dhe duke ngritur zërin përballë tij. Atmosfera brenda shtëpisë u tensionua dukshëm dhe të gjithë banorët e tjerë ndoqën ngjarjen me kujdes.
Gjatë përplasjes, Rogerti e quajti Luizin “lojtar legen” dhe i përmendi humbjet e tij në bixhoz, ndërsa i kërkoi që të mos e provokonte më. Nga ana tjetër, Luizi përpiqej të justifikohej dhe të qetësonte situatën duke theksuar respektin për familjen e tij dhe duke u përpjekur të shmangte konfliktin.
Debati vazhdoi edhe pas darkës së Prime-t, duke nxjerrë në pah mosmarrëveshjet e hershme mes dy banorëve dhe duke bërë që tensionet në shtëpi të rriten ndjeshëm.
Pjesë nga debati-
Rogerti: O ti debil, o legen… Mua mos më prek më me dorë. A dëgjon?! Mua më me dorë mos më prek më me dorë se ta tregoj vendin mirë. A më njeh? I ke pas thënë njerëzve dikur: ‘Lëre gangsterin jashtë’. Tani po të them unë lëre gangsterin jashtë. Me mua mos u kap. Si brenda, si jashtë, ta nxjerrë shtyllën kurrizore. Dëgjo bobin këtu. A dëgjon? Jo me mua. O biond, jo me mua. Mos më prek më me dorë. Nuk më provokon dot. Kujdes! Nëse do të luash, luaj si zotëri që je. Mua me dorë mos më prek më.
Luizi: Je duke ia nxirë fytyrën babait kështu.
Rogerti: Babai im është tifozi yt. Mos u merr me atë punë ti.
Luizi: Fisi Sterkaj, kam respekt për ju. Se ku e keni gjetur këtë?! Këta Sterkajt janë të mirë. Janë burra po të them për atë Zot, me ‘RR’.
Rogerti: Mbylle gojën, mos më fol mua për mbiemrin. O zhuls. O lojtar legen që ke lënë lekët në bixhoz. Mbylle gojën. Në rregull?