zoom

Kosova

Përplasje e fortë në BBV 5, Selina përballet ashpër me Mirin

Përplasje e fortë në BBV 5, Selina përballet ashpër me Mirin

Një debat i fortë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Mirit dhe Selinës.

Ata janë përballur me tone të ashpra, duke nxjerrë në pah krisjet në marrëdhënien e tyre.

Gjatë diskutimit, Selina e akuzoi Mirin për mënyrën se si po e menaxhon distancimin mes tyre, duke e cilësuar të padrejtë dhe të njëanshme. Ajo theksoi se e kishte paralajmëruar më herët se raporti i tyre mund të ndryshonte, por jo në formën që po ndodh aktualisht.

“Respekti im mbetet për momentet e mira që kemi pasur, por loja nuk fitohet kështu. Fitohet me anë njerëzore, me karakter dhe personalitet”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se është zhgënjyer nga qasja e tij.

Selina shtoi se Miri duket i vendosur të bëjë çdo lëvizje për strategji loje, ndërsa ajo vetë po vepron sipas ndjenjës dhe reagimeve spontane brenda shtëpisë./ Zoom.al

Postime të lidhura