zoom

Lajme

Luizi rikthehet në Big Brother Vip/ Sukses apo dështim?

Luizi rikthehet në Big Brother Vip/ Sukses apo dështim?

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, artisti i njohur, Luiz Ejlli këtë të shtunë do të rikthehet në të njëjtin reality show.

Lajmi është konfrimuar nga vetë produksioni i Big Brotherit.

Në një postim të bërë në rrjet bëhet me dije se Luizi do të rikthehet në formatin televiziv, përmes së cilit emri i tij u bë kryefjalë e mediave rozë, e jo vetëm.

https://www.instagram.com/reel/DUbFWQUiEua/?igsh=OXVlcmlqMDUzYTc5

Deri më tani nuk dihet akoma nëse rikthimi i Luizit do të jetë vetëm sa për të zhviluar një takim me banorët apo më shumë se kaq.

Megjithatë, rikthimi i tij brenda shtëpisë pas shumë aludimesh, ngre dyshime se produksioni nuk po e tejkalon dot “fituesin legjendar” edhe disa edicione më pas.

Emri i tij garanton ende vëmendje, klikime dhe debat por a do të arrijë “shkëndija” e rikthimit të “rindezë” formatin që duket se çdo vit ka ardhur duke u shuar?!


Zoom.al/

Postime të lidhura