Aplikacion
Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka folur për herë të parë pai u përjashtua nga shtëpia me zarf të zi.
Përmes një interviste në “Shqipëri Live”, ai ka sqaruar raportin mes Mirit dhe Stelinës, duke treguar se dy konkurrentët kishin një njohje të mëparshme jashtë programit, por këtë e fshehën në fillim për arsye strategjie brenda lojës.
Keijsi ka treguar se miqësia e tyre u bë e dukshme gjatë një takimi mes Mirit, Stelinës dhe motrës së saj, dhe se ai ka dëgjuar gjithashtu që Miri kishte dërguar lule për një person jashtë shtëpisë, gjë që nuk lidhej me lojën por ishte një fakt real.
Ish-banori theksoi se asnjëri nga dy konkurrentët nuk donte ta pranonte menjëherë këtë njohje, duke e konsideruar një pjesë të strategjisë së lojës dhe duke krijuar një aleancë të fshehtë brenda “BBV”.
Keijsi u shpreh gjithashtu se nuk njihte vetë Mirin para se të hynte në shtëpi, por e kishte kuptuar miqësinë e tyre gjatë zhvillimit të lojës dhe situatave të provokuara nga ai vetë.
Ai foli hapur për raportet e tij me Stelinën dhe Inën.
Ish-banori tha se marrëdhënia me Stelinën është mbyllur përfundimisht, ndërsa me Inën planifikon të vazhdojë njohjen jashtë programit.
Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, për pritjen që unë i bëra. Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar. Ina nuk dinte gjë për videon. Në aspektin moral, e goditën shumë. Sikur ajo është një njeri i pavlerë.
Ina nuk ka hyrë mes meje dhe Stelinës. Me Stelinën jam shkëputur për arsye pasigurisë, siç ndodhi dhe aty. Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht. Stelina erdhi me tendencë, u nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë.
Lidhjen me Inën do ta vazhdoj jashtë”, tha Keijsi./ Zoom.al