zoom

Lajme

Zarf i zi në BBVIP, anulohet televotimi pas mosbindjes së banorëve

Zarf i zi në BBVIP, anulohet televotimi pas mosbindjes së banorëve

Një situatë e papritur ka trazuar shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pasi Vëllai i Madh ka ndërhyrë me një zarf të zi, duke marrë një vendim të pazakontë që prek drejtpërdrejt garën.

Shkak për këtë masë është bërë refuzimi i grupit të udhëhequr nga Greta për të marrë pjesë në provat e sfidës së kërcimit. Në momentin kur u dha sinjali për nisjen e provave, disa prej banorëve shfaqën hezitim, ndërsa Baby G deklaroi se fillimisht do të merrej me përgatitjen e ushqimit. Kjo solli përplasje mes anëtarëve të grupit dhe situata përfundoi me mosrealizimin e detyrës së caktuar.

Si pasojë e moszbatimit të udhëzimit, produksioni vendosi të anulojë televotimin që ishte në proces. Pasojat konkrete për grupin që nuk iu bind rregullave do të bëhen të ditura gjatë spektaklit të së martës.

Ndërkohë, grupi i Selin është shpallur automatikisht fitues i sfidës së kërcimit dhe do të performojë live në spektaklin e radhës.

Në njoftimin zyrtar, Vëllai i Madh rikujtoi se rregullat e shtëpisë janë të detyrueshme dhe çdo mosrespektim i tyre shoqërohet me masa./ Zoom.al

Postime të lidhura