zoom

Lajme

Dy zarfe të zinj në shtëpi, Vëllai i Madh anulon televotimin

Dy zarfe të zinj në shtëpi, Vëllai i Madh anulon televotimin

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku televotimi për banorët e nominuar është pezulluar.

Njoftimi është dhënë zyrtarisht nga Vëllai i Madh, i cili ka bërë të ditur se në ambientet e shtëpisë kanë mbërritur dy zarfa të zinj, një sinjal që zakonisht lidhet me masa të rëndësishme brenda lojës.

Sipas komunikimit zyrtar, vendimet e marra nga produksioni do të bëhen të ditura gjatë spektaklit të mbrëmjes, ndërsa deri tani nuk janë sqaruar shkaqet konkrete që çuan në anulimin e votimit të publikut.

Në televotim ishin përfshirë dhjetë banorë: Angelo, Artani, Keijsi, Juela, Greta, Krusita, Rogerti, Mal, Miri dhe Mateo./ Zoom.al

Postime të lidhura