zoom

Aktualitet

Rëndohet ngjarja në Roskovec/ Ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e autorit

Rëndohet ngjarja në Roskovec/ Ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e autorit

Është thelluar ngjarja tragjike në Roskovec ndërsa numri i viktimave ka shkuar në tre.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë edhe ish-vjehrra e autorit, Belere Plaka, rreth 55 vjeçe.

Ajo u qëllua me armë gjahu nga Refit Buzin, 35 vjeç, i cili pas disa orësh mos bindjesh për tu dorëzuar në polici, vrau veten brenda në makinë.

Buzi mëngjesin e kësaj të premte vrau edhe ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakën, 58 vjeç.

Familjarët e viktimës pretendojnë se ngjarja ishte e paralajmëruar dhe se autori kishte ushtruar prej kohësh kërcënime dhe dhunë ndaj ish-gruas, Rozalinda Plaka.

Vëllai i Kosta Plaka deklaroi se dëgjuan zhurma dhe të bërtitura nga banesa, por nuk guxuan të hynin, pasi kishin frikë se autori ishte i armatosur.

Sipas tij, autori ishte arrestuar disa herë më parë dhe se kjo ishte “vrasje të paramenduar”.

“Dëgjuam zhurma dhe të bërtitura, por kishim frikë të futeshim brenda sepse ai kishte armë. Refit Buzi e kërcënonte shpesh vajzën dhe ata kishin probleme prej kohësh. Kjo ishte një vrasje e paramenduar, na kishte kërcënuar vazhdimisht”, tha ai.

Edhe nipi i viktimës hodhi akuza se Refit Buzi ishte arrestuar më parë për kërcënimet ndaj ish-bashkëshortes. 

“Refit Buzi ishte arrestuar edhe më parë për kërcënimet ndaj saj. Policia e arrestonte, por Prokuroria e lironte. Madje, në Tiranë e kishte kërcënuar edhe me armë.”

Refit Buzi ka pasur edhe më parë precedentë penalë, ndërsa mesohet se vite më parë kishte marrë peng edhe një person tjetër. 

Një e afërme e familjes u shpreh se ekziston frika për sigurinë e vajzës, e cila u mor peng nga pas largimit të tij nga vendngjarja.

“Ajo është dhunuar prej tij dhe kishte urdhër mbrojtjeje. E lanë në arrest shtëpie, ndërkohë që janë fqinjë,” deklaroi e afërmja, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si ishte menaxhuar rasti./ Zoom.al

Postime të lidhura