Aplikacion
Mësuesja kujdestare e kamarierit 18-vjeçar që u dhunua nga një efektiv policie në Vlorë, ka reaguar për ngjarjen përmes një komenti në rrjetet sociale.
Ajo e përshkruan 18-vjeçarin si një nxënës të shkëlqyer me nota 10-ta dhe me sjellje model, që po punon për të siguruar shpenzimet e maturës.
“Djali është nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta. Është me një sjellje model dhe ka pjekurinë dhe kulturën që i mungon personit përballë. Është djalë i mrekullueshëm dhe po punon për shpenzimet e maturës. Unë që po ju shkruaj jam mësuesja kujdestare e tij. Shteti të marrë masa, pasi kjo është rinia, e cila nuk e gjen veten askund”, shkruan mësuesja.
Përmes reagimit të saj, ajo nxiti institucionet shtetërore të veprojnë për ndëshkimin e dhunuesve dhe mbrojtjen e të rinjve që përpiqen ndershmërisht të ndërtojnë të ardhmen e tyre./ Zoom.al