zoom

Aktualitet

Flet kamarieri i dhunuar nga nënkomisari në Vlorë: Më ndoqi deri në banak dhe më goditi me grusht

Flet kamarieri i dhunuar nga nënkomisari në Vlorë: Më ndoqi deri në banak dhe më goditi me grusht

Kamarieri 18-vjeçar, i dhunuar fizikisht nga një nënkomisar policie, ka rrëfyer sesi nisi konflikti.

Ai ka treguar se shkak u bë një gabim në porosi dhe se më pas, nënkomisari i policisë e dhunoi, duke e goditur me grushte.

“Para gjysmë ore erdhën dy zotërinj, u ulën në tavolinë. Porosinë e mori kamarieri tjetër dhe më thanë që të çoja unë. Ishte një shishe ujë e madhe, një e vogël, një makiato. Kur e çova, më thanë ‘veç një ujë sill’, dhe unë i’a hoqa tjetrin. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër, më ndjekin deri në banak. Ai më qëlloi tre herë, të parën me dackë, dy herë me grusht. Syzet m’i hodhi në shesh, fatmirësisht pa i thyer. Edhe në qafë më goditi”, ka rrëfyer 18-vjeçari.

Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi përjashtimin e përhershëm nga radhët e policisë të nënkomisarit që ushtroi dhunë ndaj të riut./ Zoom.al

Postime të lidhura