zoom

Lajme

”Pse solle një shishe ujë më tepër”- Kamarieri dhunohet nga polici dhe një person me precedentë kriminal

”Pse solle një shishe ujë më tepër”- Kamarieri dhunohet nga polici dhe një person me precedentë kriminal

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në barin e një hoteli në zonën e Skelës ku është dhunuar një kamarier nga ana e një efektivi policie jashtë detyrës dhe një personi me një të kaluar të theksuar kriminale.

Dy personat i janë afruar kamarierit duke i kërkuar llogari se pse kishte çuar në tavolinë një shishe ujë më tepër se sa kishin kërkuar.

Ka qënë efektivi i policisë Ardian Isufi, ish shef i qarkullimit të Vlorës, ai që e ka prekur të riun ndërsa më pas i sulet një tjetër person që ishte në tavolinë me të duke e goditur disa herë, i quajtur Leart Bino.

Kamarieri i dhunuar për shkak të detyrës është larguar për ti shpëtuar një sulmi tjetër pasi dhunuesit po i afroheshin përsëri. Nuk dihet arsyeja e dhunës së kamarierit pa asnjë motiv ndërkohë klientë të huaj dhe shqiptarë janë larguar të tmerruar kur kanë parë se si dhunohej në mes të lokalit, një kamarier i cili po kryente detyrën.

Postime të lidhura