zoom

Aktualitet

Dalin pamjet/ Momenti kur polici dhunon kamarierin në Vlorë

Dalin pamjet/ Momenti kur polici dhunon kamarierin në Vlorë

Publikohet videoja e dhunës në një lokal në Vlorë, ku u grushtua kamarieri Aron Balaj nga ish-shefi i qarkullimit rrugor të qytetit, Ardian Isufi, dhe Leart Bimo, një person me precedent penal.

18-vjeçari po shërbente në lokal, kur Bimo dhe Isufi, siç duket në video, i shkojnë pranë banakut, fillimisht për të kërkuar llogari për një shishe ujë më shumë që ishte në faturën që duhej paguar prej tyre.

Fillimisht, Isufi ka ndërhyrë me tone kërcënuese dhe ka ushtruar kontakt fizik ndaj të riut. Situata është përshkallëzuar më tej, kur Leart Bimo ka goditur disa herë kamarierin, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tij.

Ngjarja ndodhi në prani të klientëve të tjerë të lokalit, të cilët, të tronditur nga dhuna, janë larguar menjëherë duke lënë ambientin bosh./ Zoom.al

Postime të lidhura