zoom

Aktualitet

Dhunimi i kamarierit/ Reagon Olti Curri: A ka ndonjë guxim t’i thotë mos ik nga Shqipëria?

Dhunimi i kamarierit/ Reagon Olti Curri: A ka ndonjë guxim t’i thotë mos ik nga Shqipëria?

Olti Curri ka reaguar pas ngjarjes në Vlorë, ku u ushtrua dhunë ndaj kamarierit 18-vjeçar në lokal.

Dhunuesi është një nënkomisar policie dhe për këtë arsye, Olti Curri shprehu indinjatën dhe shqetësimin e tij për mënyrën si do të trajtohet rasti nga autoritetet.

“A do të denohen këta njerëz me pushtet!!! Apo do i hidhet faji kamarjerit që sapo ka mbërritur?”, shkruan Curri në një postim në rrjetet sociale.

Në një reagim të dytë, ai bën një analizë të shkurtër se si situata të tilla detyrojnë të rinjtë shqiptarë të braktisin Shqipërinë dhe të emigrojnë.

Sipas tij, rinia sot është përballë një modeli kriminal, ku një pjesëtar i policisë shoqërohet me anëtar të bandave dhe dhunon një 18-vjeçar që është në krye të detyrës në lokal.

Përballë këtyre ndodhive, shton Curri, askush nuk mund t’i thotë kamarierit të dhunuar mos u largo nga Shqipëria.

“Ka ndonje ketu qe ka guxim ti thote ketij djali te mbare qe ka zgjedhur te punoje me ndershmeri si gjithe moshataret e tij ne boten normale si kamarjer: Mos ik nga Shqiperia. Mos ik se kjo qe ndodhi ishte rastesi. Ish shefi i policise shoqeruar me nje person me probleme me drejtesine eshte nje rast i vetem se asnje punonjes apo shef policie ka miq e biznese me krimin e organizuar por ky ashtu qelloi? Mos ik se personi qe te qelloi me fodullekun prej te forti do denohet per kete veprim dhe do nehet shembull dhe duhet te besojme qe prokurori dhe gjykatesi nuk do influencohet nga nderhyrjet? Mos ik se sapo mbushe 18 vjec dhe Shqiperia po plaket nga mungesa e rinise shpreses dhe mundesive per brezin tend ? Mos ik se moshataret e tu sot e tutje do te kene ty shembull ikone te nje vendi siç duhet te jete ku punetorit ti hiqet kapelja me respekt dhe nuk do kene idhuj te fortet dhe kriminelet luksoze qe investojne per lumturine e tyre sentimentale ne silikon dhe botoks? Mos ik se do na turperosh dhe kokeulur do kuptojme qe grushti qe te goditi ty na ka vrare te gjitheve….”, shkruan Olti Curri./ Zoom.al

Postime të lidhura