zoom

Lajme

“Aron, ti sot na mësove ç’do të thotë dinjitet” – Letra e Fatma Haxhialiut për kamarierin e dhunuar

“Aron, ti sot na mësove ç’do të thotë dinjitet” – Letra e Fatma Haxhialiut për kamarierin e dhunuar

Pas dhunës ndaj kamarierit 18-vjeçar Aron Balaj në Vlorë, reagimet kanë qenë të shumta.

Mes tyre reagoi edhe Fatma Haxhialiu, e cila shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për të riun.

Në letrën e saj, Fatma shkruan se ngjarja e preku si prind dhe e bëri të qante për Aron sikur të ishte djali i saj.

Ajo e vlerëson zgjedhjen e Aronit për të punuar ndershmërisht dhe për të ndihmuar familjen, në vend që të ndiqte rrugë të tjera të lehta, duke theksuar se dhuna e ushtruar ndaj tij është një pasqyrë e realitetit ku jetojnë të rinjtë shqiptarë.

Ajo kërkon që autorët e dhunës të marrin dënimin e merituar.

Postimi i Fatma Haxhialiu

Leter e hapur Aronit ❤️.

I dashur Aron, une kam dy djem, e sot kur degjova ngjarjen tende e kur te pash te prekur, te fyer, te dhunuar, qava si per djalin tim!
U ndjeva po aq e pafuqishme dhe totalisht e vrare si prinderit e tu.
I dashur Aron ti qe ne vend qe te festosh neper shkuma-party, ne bare luksoze me leke borxh, ti qe ne vend qe tu bertasesh priderve te tu pse ste kane blere makinen luksoze si shoket, ti qe ne vend qe te punoje pune te pista, zgjodhe te beje nje pune te ndershme, ne vend qe te pushoje, mendove te ndihmoje familjen, ose te vije ca leke menjane per universitetin…sot u rrahe barbarisht nga ca burra te paburre, te dobet e te mjere, qe frustrimet dhe paburrerine e tyre e tregojne keshtu, duke u marre me nje femije!
Ti sot Aron u tregove burre, sepse fole me ze te larte, nuk u trembe, nuk u terhoqe, as nuk u perfshive ne pellgun e qelbesirave!
Ti sot i dashur Aron na vure ne mendime te thella edhe njehere, si prinder e si shoqeri!
Nqs do t’i rrisim femijet tane ketu, me dashurine per punen, me moral e vlera, nqs do i rrisin femijet ketu si QYTETAR TE DENJE te ketij vendi!
Nqs do i mesojme se puna eshte NDER, se duhet te bejne vepra te mira e te jene gjithmone te ndershem me veten dhe te tjeret, a do te jene ata viktima e radhes? A do te shihen ata si te dobet, te pazote, e te pambrojtur? A eshte kjo Shqiperia qe ju kemi folur e premtuar?
Sot kam shume mendime i dashur Aron, sot jemi te gjitha mami jot, me te njejtat pikepyetje, mllef, dhimbje, brengosje…
Ama ajo qe them me bindje eshte se sot Aron, ti tregove se i drejti zhytet, por nuk mbytet, sepse fole dhe mbrojte dinjitetin tend deri ne fund e ndoshta keshtu fillon ndryshimi!!!
Duke shpresuar qe secili nga te perfshiret te marre denimin qe meriton, te uroj me te mirat ne jete!
Faleminderit Aron, te perqafoj ❤️.
Me dashuri Fatma./ Zoom.al

Postime të lidhura