Aplikacion
Gjatë një mitingu elektoral në qytetin e Pogradecit, kryeministri Edi Rama iu drejtua me një apel të drejtpërdrejtë demokratëve, duke i ftuar që të mos votojnë fare nëse alternativa është, sipas tij, “një maskara”.
“Për këtë pasaportë, babai dhe nëna jote votuan për një maskara si Edi Rama, por ama pasaportën ta dhamë. Po e them për demokratët, mo. Se fjalën e mirë nuk e thonë ata, po punë e madhe, gjithsesi të votojnë për pesën. Nëse nuk e kapërcejnë këtë fare, atëherë të bëjnë atë që bëra unë në mars të ’92-shit: mos të venë fare të votojnë,” u shpreh Rama, duke rikujtuar qëndrimin e tij personal në zgjedhjet e viteve ’90.
Kreu i qeverisë kritikoi ashpër drejtuesit aktualë të opozitës, duke përdorur terma metaforikë dhe shpesh ironikë për të karakterizuar situatën. “Se, me thënë të drejtën, unë nuk votoja dot për bufin… Demokratët e zakonshëm duhet të bëjnë dhe një sevap. Jo demokratët çyryk, që marrin bufin me tendë,” u shpreh ai.
Rama përmendi edhe rëndësinë e pjesëmarrjes në votime, por duke sugjeruar se një votë e pavendosur mund t’i shërbejë vetëm forcës kundërshtare.
Deklaratat e tij vijnë në prag të zgjedhjeve, në një atmosferë gjithnjë e më të tensionuar mes forcave politike në vend.