zoom

Aktualitet

Rama kërkon falje për Ilir Vrenozin: U bë protagonist i një shfaqje porno-politike

Rama kërkon falje për Ilir Vrenozin: U bë protagonist i një shfaqje porno-politike

Kryeministri Edi Rama gjatë një mitingu në Korçë është ndalur në situatën me përkrahësin e Partisë Demokratike, Ilir Vrenozi duke kërkuar ndjesë publike për rëndësinë që vetë i dha atij

“E filloj me një ndjesë për të gjithë ju që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar. U fry dhe u bë protagonisti i një shfaqjeje porno politike në Pallatin e Sportit,” tha Rama, duke e cilësuar ngjarjen si një “turp për Korçën” dhe duke akuzuar opozitën për sjellje që bien ndesh me vlerat e qytetit.

Rama komentoi edhe një video që, sipas tij, i ishte treguar nga kryebashkiaku Niko Peleshi, ku një deputet opozitar shihej në një kafe vetëm me burra duke imituar zëra dhe duke marrë duartrokitje. “Në 1293 Korça zgjodhi Fan Nolin, në 2025, këneta thotë zgjidh Fidelin. Uuu uuu uu dhe kur bënte uuu, i fryheshin mëngët. E pabesueshme,” ironizoi ai.

Kryeministri theksoi kontrastin mes takimit të tij “me mandolina dhe kitara” dhe asaj që ai e quajti “shfaqje të lemerishme, antievropiane dhe antikorçare” të opozitës, duke e përdorur këtë si shembull për të theksuar, sipas tij, nevojën për të “tharë kënetën”.

Postime të lidhura