zoom

Aktualitet

Kryemadhi në SPAK, zbulon kërkesën e çuditshme për oficerët e BKH

Kryemadhi në SPAK, zbulon kërkesën e çuditshme për oficerët e BKH

Monika Kryemadhi u paraqit këtë të hënë SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi, dhe gjatë hyrjes në godinën e SPAK, u pyet nga gazetarët për zgjedhjen e kësaj ngjyre. Kryemadhi dha një përgjigje të shkurtër, duke thënë: “Me thënë të drejtën, jo se kam ndonjë gjë të keqe. Ua them pasi të dal,” dhe është drejtuar brenda ndërtesës.

Pas përfundimit të qëndrimit në SPAK, Kryemadhi foli për një takim që ka pasur me oficerët e BKH dhe përfaqësues të institucioneve të tjera ligjore, ku ajo ka kërkuar mbështetje për kandidaturën e bashkëshortit të saj, Ilir Metës, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme.

“Bëmë muhabet me gjithë personelin, stafin, ishte interesante. U kërkova votën për koalicionin opozitar, agjentëve të BKH, prokurorëve, protokoll, shërbim, gardë, oficer, çdo njeriu që më dilte përpara. Sigurisht që kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi dhe do të vazhdoj ta bëj deri më 11 Maj,” u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se sistemi i drejtësisë është përdorur nga Edi Rama për të vendosur përfaqësues të opozitës në pozita të vështira./ Zoom.al

Postime të lidhura