zoom

Lajme

Kryemadhi zbulon cili prej fëmijëve do t’i futet politikës

Kryemadhi zbulon cili prej fëmijëve do t’i futet politikës

Ndërkohë që Ilir Meta ndodhet në burg dhe Monika Kryemadhi nuk do të jetë më deputete në Kuvendin e ardhshëm, një prej fëmijëve të tyre duket se do të angazhohet në politikë, duke pasuar prindërit.

Bëhet fjalë për djalin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Besarin.

Kryemadhi e vlerëson atë si një njeri me logjikë të ftohtë.

Besar Meta ishte së bashku me dy motrat e tij në hapjen e fushatës elektorale të alenacës PD-ASHM, më 11 prill në sheshin “Nënë Tereza”.

Pjesë nga intervista e Monika Kryemadhit në “Quo Vadis”:

Borakaj: Kush i ngjan më shumë Monikës?

Kryemadhi: Era. Bora është si Iliri,  racionale dhe shumë e përgjegjshme.

Borakaj: Kë shikon në politikë nga të tre?

Kryemadhi: Besarin. Edhe pse ka qenë më i tërhequri, Besari bën analizën e gjërave në mënyrë shumë të ftohtë./ Zoom.al

Postime të lidhura