Aplikacion
Kreu i nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku sipas tij një anëtar i krimit të organizuar ka tentuar të intimidojë kandidaten e kësaj force politike, Valbona Myhedini, duke i treguar armën në brez.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 8, pranë shkollës “Eftali Koçi”, teksa Myhedini, e cila është gjithashtu shtetase amerikane, po zhvillonte takime elektorale me qytetarët. Sipas Lapajt, autori i ka dalë përpara kandidaturës dhe aktivistëve që e shoqëronin, duke përdorur armën si mjet presioni.
“Pak minuta më parë, anëtarë të krimit të organizuar në Durrës i kanë prerë rrugën kandidates sonë Valbona Myhedini dhe aktivistëve që e shoqëronin, dhe i kanë treguar armën në brez për ta intimiduar”, shkroi Lapaj në një reagim publik, duke theksuar se çështja do t’i referohet edhe Ambasadës Amerikane.
Lapaj publikoi gjithashtu një video ku pretendohet se shfaqet personi që ka kryer aktin e intimidimit. Ai i bëri thirrje Policisë së Shtetit të marrë masa të menjëhershme, ndërsa paralajmëroi se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.
“Kjo burracakëri nuk do kalojë lehtë. Nëse mendojnë se kthehemi pas, e kanë gabim!”, deklaroi ai.
https://www.facebook.com/share/v/1C6f3BG9pD/?mibextid=wwXIfr