zoom

Aktualitet

Denoncimi i Lapajt për armë në Durrës/ Policia: Ishte lodër 

Denoncimi i Lapajt për armë në Durrës/ Policia: Ishte lodër 

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka reaguar pas publikimit të një deklarate nga kreu i subjektit politik “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në të cilën pretendohet se një person i armatosur ka kërcënuar kandidaten për deputete dhe mbështetësit e saj, gjatë një takimi  në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, sapo është mësuar për denoncimin publik, janë nisur menjëherë verifikimet dhe veprimet në terren. Shërbimet policore kanë arritur të identifikojnë autorin e dyshuar dhe kanë kryer kontrolle për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Rreth orës 21:15, efektivët e Policisë kanë bërë të mundur shoqërimin në ambientet e DVP Durrës të shtetasit A. B., 45 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një pistoletë plastike (lodër), e cila dyshohet se është përdorur për të kërcënuar kandidaten V. M.

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi A. B. vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është i evidentuar pranë shërbimeve psikiatrike.

Postime të lidhura