zoom

Lajme

VIDEO/ Kërcënohet me armë kandidatja socialiste në Lezhë?

VIDEO/ Kërcënohet me armë kandidatja socialiste në Lezhë?

Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë dhe kandidat për deputet, Ermal Pacaj, ka ngritur akuza të forta ndaj rivalit të tij politik nga Partia Demokratike, Gjin Gjoni, duke e akuzuar për shpifje dhe përhapje lajmesh të rreme gjatë fushatës zgjedhore.

Pacaj deklaroi se Gjoni ka përhapur në mënyrë të qëllimshme akuza për blerje votash ndaj drejtuesve të PS në disa zona, duke përfshirë edhe disa drejtues shtabesh. “Ky është një sulm i ulët që synon të manipulojë opinionin publik dhe të hedhë baltë mbi punën e strukturave tona”, tha ai.

Në të njëjtën dalje publike, Pacaj denoncoi edhe një ngjarje të rëndë të ndodhur një natë më parë në Dajç të Lezhës, ku sipas tij, persona të armatosur kanë hyrë në lokalin e babait të kandidates socialiste Klotilda Ndreca dhe kanë kërcënuar familjarët e saj se do të rrëmbehen.

Sipas burimeve zyrtare, viktimat e ngjarjes kanë raportuar në polici se automjeti i tyre ishte ndjekur nga dy makina të tjera dhe më pas ishin përballur me kanosje me armë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy të dyshuarit kryesorë: Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç. Ata akuzohen për “Kanosje apo dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

Hetimet për ngjarjen po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, ndërsa forcat policore janë angazhuar në kërkimin e autorëve.

Pacaj i bëri thirrje institucioneve të reagojnë me vendosmëri për të garantuar një proces zgjedhor të qetë dhe për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve politike në terren./ Zoom.al

Postime të lidhura