zoom

Aktualitet

VIDEO/ Kandidati i PS kapet duke blerë vota? Policia zbardh rastin

VIDEO/ Kandidati i PS kapet duke blerë vota? Policia zbardh rastin

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej për një rast të shitblerjes së votës në fshatin Podgorie të bashkisë Maliq, ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Policisë së Korçës dhe të Prokurorisë.

Në pamjet e publikuara supozohej për përfshirjen e një kandidati për deputet të Partisë Socialiste, por verifikimet paraprake të kryera nga strukturat hetimore nuk konstatuan elementë të veprës penale.

Sipas Policisë, kandidati i PS, Arian Jaupllari nuk rezulton të ketë kryer ndonjë veprim të kundërligjshëm apo të ketë bërë ofertë monetare në këmbim të votës.

Nga hetimet është identifikuar si autor i regjistrimit shtetasi A. P., 34 vjeç, banues në Podgorie, i cili rezulton me të kaluar penale për vepra të ndryshme penale, përfshirë ato që lidhen me narkotikët dhe krime kundër personit. Ai ka refuzuar të dorëzojë pajisjen me të cilën është bërë regjistrimi, duke penguar hetimin dhe procesin e ekspertizës për vërtetësinë e materialit.

Për pasojë, ndaj tij është regjistruar një procedim penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndërkohë që hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Hetimet nisën pas publikimit në rrjetet sociale nga kandidati i PD-së, Edmond Spaho, i dy videove në të cilat një i ri nga fshati Podgorie, Maliq, pretendonte se i ishin ofruar para në këmbim të votës./ Zoom.al

Postime të lidhura