Aplikacion
Grupi i punës i SPAK-ut për monitorimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Elbasanit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë dhe prokurorisë së këtij qarku.
Përmes një njoftimi zyrtar thuhet se BKH dhe SPAK janë duke monitoruar me kujdes çdo aspekt të procesit zgjedhor në Elbasan, përfshirë përdorimin e burimeve publike, abuzimin me administratën, qarkullimin e parave të pista, ndikimin e krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.
Sipas burimeve zyrtare, angazhimi i organeve ligjzbatuese ka si qëllim garantimin e pastërtisë së procesit zgjedhor të datës 11 Maj.
Qarku i Elbasanit është konsideruar ndër më të “blinduarit” për këtë proces zgjedhor, krahasuar me 12 qarqet e tjera të Shqipërisë.
Grupi i monitorimit kryesohet nga prokurori Olsi Dado./ Zoom.al