Aplikacion
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Devoll, përdori një gjuhë të fortë dhe ironike ndaj kandidatit të opozitës, Bledion Nallbati, duke e quajtur atë “rrugaç” dhe duke e krahasuar me figurën e njohur letrare dhe politike Dritëro Agolli, i cili ishte gjithashtu nga Devolli.
Rama tha se opozita ka rënë në një nivel të ulët, duke dërguar në parlament figura që, sipas tij, nuk kanë dinjitetin dhe nivelin që kërkon një përfaqësues i popullit.
Duke e cilësuar Nallbatin si “kokëbosh” dhe duke përmendur terma përçmues si “trangull”, Rama i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë demokratëve të Devollit, duke i pyetur si është e mundur që të kalojnë nga një figurë si Agolli te “një turp vendor”.
“Devolli kishte Dritëro Agollin. Para pak ditësh ishit dëshmitarë të një skenë që tregon se ku ka rënë pazaret e opozitës në Shqipëri.
Agolli ishte deputet i opozitës dhe fliste për të gjithë popullin. Ndërkohë që opozita ka sjellë një rrugaç. Nuk e di se në cilin rresht të Agollit do gjente vend, mbase te fjala kokëbosh dhe trangull. Si mund të votojnë demokratët e Devollit për një rrugaç? Është një grup rrugaçësh. Ju e dini mirë rrugaçin kryesor. Si mund të bjerë pazari deri në pikën kur t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë këtë rrugaç? Si mund të shkosh nga Dritëri Agolli te një turp vendor këtu? Si mund të bëhet kjo punë”, tha Rama.
Reagimi i Edi Ramës vjen pas sjelljes së dhunshme të Bledjon Nallbatit dy ditë më parë në Bilisht, ku së bashku me vëllanë e tij, dhunuan një shofer kamioni./ Zoom.al