zoom

Lajme

SKANDAL/ Kandidati për deputet i PD-së në Korçë dhunon një shofer kamioni (VIDEO)

SKANDAL/ Kandidati për deputet i PD-së në Korçë dhunon një shofer kamioni (VIDEO)

Kandidati për deputet i PD-së, i treti në listën e mbyllur të qarkut të Korçës, Bledjon Nallbati ka dhunuar një shofer kamioni, së bashku me vëllanë e tij Altin Nallbati.

Sipas policisë, Altin Nallbati ka ndaluar makinën në rrugë te rrethrrotullimi i Mirasit në Bilisht. Ai ka penguar qarkullimin rrugor dhe më pas ka debatuar me një shofer kamioni.

Konflikti mes tyre ka degraduar dhe Altin Nallbati ka tentuar ta zbresë shoferin me forcë nga kamioni. Në konflikt është përfshirë edhe Bledjon Nallbati, fillimisht për të qetësuar situatën, por më pas ka ushtruar edhe vetë dhunë ndaj shoferit.

Në video duket momenti kur Nallbati qëllon me grushte shoferin e kamionit në mes të rrugës.

Pas sherrit, policia arrestoi Altin Nallbatin.

Në videon e mëposhtme, pamjet ku deputeti godet kamionistin janë të mbuluara për të shmangur ekspozimin e dhunës./ Zoom.al


Postime të lidhura