Aplikacion
Pas rreth tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, me thirrje për “dorëheqje” të qeverisë dhe “opozita jemi ne”.
Kjo është dita e 10-të radhazi e protestës qytetare, e cila nisi duke kundërshtuar investimin dhe projektin që pritet të ndërtohet në Zvërnec.
Fjalimi hapës sot u mbajt nga aktivisti Alben Kola.
“Është me rëndësi të keni durim, edhe pse kjo betejë do zgjasë disa ditë. Në mërgatën tonë po organizohen chartera. Kemi shumë që kanë ardhur nga Gjermani etj…Organizatorë janë 100 mijë shqiptarët këtu dhe 6 milionë në diasporë. Mos thoni Rama ik se është e opozitës së shitur, thoni Rama burg, Berisha burg. Kush do udhëheqë Shqipërinë e re? Mos kini frikë, kemi 1000 pedagogë jashtë që janë gati të kthehen”, u shpreh ai.
“Nesër do të jetë protestë kombëtare, ju bëj thirrje të vini të gjithë në Tiranë”, u shpreh një prej protestuesve që mbajti fjalën në podiumin para Kryeministrisë.
Edhe sot vijohet me thirrje “Rama n’burg, Berisha n’burg”, apo “nesër më shumë”.
Qytetarët kanë parashtruar pesë kërkesa:
Dorëheqjen e qeverisë;
Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Pse planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për resortin në Shqipëri janë “nën zjarr”