Aplikacion
Nga Artan Fuga
Do ta kuptojë apo jo politika shqiptare se nuk është punë turizmi, pelikanësh, peshqish, molusqesh, por se është përmbyllur faza politike e përmbysjes së vitit ’90, me dështim, dhe një brez i ri dhe elektorati urban, kanë hapur dosjen e kërkesave sociale, të të drejtave të njeriut, të pjesëmarrjes në vendim-marrje, të progresit kulturor, dinjitetit njerëzor dhe barazisë në shanse?
E kuptojnë se në raport me qytetarin e gjithë klasa politike, gjoja përfaqësuesit deputetë dhe këshilltarë bashkiakë, jo vetëm kryeministri, janë faktikisht të dorëhequr sa kohë nuk arrijnë as të komunikojnë me protestuesit?
Lëre më t’i përfaqësojnë!
Nuk është fjala të komunikosh me salla përplot me nëpunës dhe militantë të kënaqur në formë antimitingjesh. As të merresh me influencuesa dhe me Muç Nanon. Cështja është të përballosh pakënaqësinë që ka dalë shesheve dhe rrugëve!
Por në parantezë desha të qesh dhe të qaj kur shoh ca mjeranë që në 15 vjet sikur një kritikë ledhatuese nuk i kanë bërë jo Ramës, por as edhe një drejtoruci a kryetaruci të vogël, politikave qeverisëse, por vetëm kanë përfituar, dhe tani bërtasin : Të dorëhiqet Rama!
Mendojnë se duke heq atë, protestuesit do të kthehen në shtëpi, një tjetër sherif do të vijë për t’iu siguruar privilegje dhe flori, dhe ata do ta vazhdojnë po njësoj komedinë dhe tragjedinë e tyre me shoqërinë!
Rekordet e Kupës së Botës, Messi dhe Mbappe “kërcënojnë” disa prej arritjeve historike