zoom

Aktualitet

Dita e dhjetë e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e dhjetë e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Qindra qytetarë u rikthyen sot sërish në shesh, në protestën e dhjetë për të kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e Edi Ramës.

Si çdo ditë, grumbullimi nisi në sheshin “Skënderbej” dhe më pas protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë.

Tubime të ngjashme po mbahen edhe në Lezhë, Lushnjë dhe Fushë Krujë.

Qytetarë të shumtë po shprehin pakënaqësitë e tyre për situatën ekonomike dhe sociale me të cilën, sipas tyre, po përballet vendi.

Gjatë tubimit, protestuesit ngritën një sërë shqetësimesh që lidhen me koston e jetesës, emigracionin, papunësinë dhe kushtet ekonomike. 

Protestat nisën fillimisht për të kundërshtuar investimin që do të kryhet në Zvërnec të Vlorës, por gradualisht protestuesit kanë shpalosur edhe kërkesa e pakënaqësi të tjera./ Zoom.al

Postime të lidhura