zoom

Aktualitet

Ramën e lënë nervat para gazetares rumune: Keni ardhur me kokën plot gënjeshtra

Ramën e lënë nervat para gazetares rumune: Keni ardhur me kokën plot gënjeshtra

Takimi i kryeministrit Edi Rama me gazetarët europianë për të sqaruar përballë tyre protestat për projektin e Zvërnecit u shoqëruan me debate dhe përplasje.

Një prej gazetareve e pyeti për gardhin e vendosur te toka ku do të bëhet investimi, duke e vënë përballë pyetjes pse bëhet rrethimi kur nuk ka projekt? Rama nënvizoi se nuk ka projekt dhe shtoi se nuk i interesojnë “fjalët e rrugës” për projektin dhe gardhin.

Përplasja e dytë ndodhi kur një gazetare tjetër nga Rumania tha se ekzistojnë dy projekte të ndryshme zhvillimi, një në ishullin e Sazanit dhe një tjetër në zonën bregdetare të Zvërnecit. Rama e kundërshtoi menjëherë këtë interpretim, duke theksuar se bëhet fjalë për dy vendndodhje të ndryshme dhe jo për dy projekte të veçanta.

“Fjalët kanë rëndësi. Nuk kemi dy projekte, por dy lokacione të ndryshme zhvillimi”, u shpreh kryeministri.

Debati u ashpërsua më tej kur gazetarja këmbënguli se projekti në bregdet ishte anuluar ose pezulluar. Rama reagoi duke mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke argumentuar se nuk ka pasur asnjë projekt të miratuar që mund të anulohej.

“Kurrë nuk kam thënë se është anuluar një projekt, sepse nuk ka ekzistuar një projekt për t’u anuluar. Ka pasur vetëm një proces interesi dhe diskutimesh paraprake”, deklaroi ai.

Në vijim të debatit, kreu i qeverisë akuzoi një pjesë të informacionit që qarkullon në media dhe rrjete sociale si të pasaktë, duke pretenduar se shumë prej kritikëve janë ndikuar nga narrativa që, sipas tij, nuk mbështeten në fakte.

“Po vini këtu me ide të krijuara mbi informacione të pavërteta. Problemi nuk është nëse truri funksionon mirë, por sa i hapur është ai ndaj fakteve”, iu drejtua Rama, gazetares.

Nga ana tjetër, gazetarja kundërshtoi tonin e kryeministrit dhe mbrojti qëndrimin e saj, duke insistuar se pyetjet bazoheshin në deklarata të mëparshme dhe në informacionet e publikuara rreth çështjes.

Debati:

Gazetarja: Kemi dy projekte, të ishullit të Sazanit dhe në bregdet.

Rama: Nuk kemi dy projekte, kemi dy vende zhvillimi. Fjalët sot janë të rëndësishme, kemi dy vendndodhje.

Gazetarja: Në bregdet projekti është anuluar apo pezulluar?

Rama: Si dreqin flas e flas…

Gazetarja: Po, por ju thatë në fillim, kemi regjistrimin, që është anuluar.

Rama: Ju keni regjistrimin unë kam alzajmer. Po, jo?

Gazetarja: E thatë në fillim që është anuluar.

Rama: Nuk thash asnjëherë që është anuluar asgjë, sepse nuk ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar. Nuk është në rregull, vini këtu me kokën e mbushur me gënjeshtrat që ju kanë bllokuar trurin.

Gazetarja: Trurin e kam shumë në rregull.

Rama: Trurin e keni në rregull, por problem është sa është i hapur për faktet. Nuk është në rregull, nuk e pranoj. Më thoni diçka që nuk e kam thënë kurrë sepse keni ardhur e bindur që ka një projekt që është anuluar./ Zoom.al

Postime të lidhura