zoom

Lajme

Berisha mesazh demokratëve: Dilni në protestë

Berisha mesazh demokratëve: Dilni në protestë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë me një mesazh të qartë drejtuar mbështetësve të tij për protestën e ditëve të fundit në vend.

Ai u ka bërë thirrje demokratëve që të marrin pjesë në tubime, por pa përdorur simbolet e Partisë Demokratike, duke theksuar se protesta duhet të ketë karakter qytetar dhe rinor, jo partiak.

“Unë do të ndalem pak këtu për një briefing të huaj, por dhe të qytetarëve shqiptarë lidhur me pse ne mbështesim plotësisht kërkesat e parashtruara nga qytetarët me një deklaratë të tyre serioze. Ne mbështesim largimin e Edi Ramës si një armik i egër i kombit shqiptar, i demokracisë, integrimit dhe të ardhmes së Shqipërisë. Çdo simpatizanet i PD duhet të jetë në protestë.

Kjo parti ka mbajtur një qëndrim të palëkundur konsekuent. Ne kemi mbrojtur parimet kushtetuese, parimet ligjore, parimet ndërkombëtare. Edi Rama e nisi me shkatërrimin e Parkut të Butrinti, e vijoi me Nartën. Nuk ka krim më të shëmtuar se aeroporti”, tha Berisha.

Dy ditë më parë, nisja e protestës u shoqërua me debate dhe përplasje mes disa qytetarëve dhe anëtarëve të FRPD-së, të cilëve iu kërkua të largoheshin me argumentin se tubimi nuk duhet të ketë përfaqësim partiak./ Zoom.al

Postime të lidhura