zoom

Aktualitet

“Rama autokrat i rilindur”/ Tabaku: Dhunë dhe korrupsion në kurriz të qytetarëve

“Rama autokrat i rilindur”/ Tabaku: Dhunë dhe korrupsion në kurriz të qytetarëve

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka mbajtur fjalën në protestën që po mbahet këtë pasdite te Kryeministria.

Tabaku, ka deklaruar se Shqipëria sot ndodhet sipas saj në sundimin e një autokrati, ndërsa ka akuzuar Edi Ramën se ka ndërtuar një sistem që, sipas saj, favorizon një pakicë të privilegjuar në kurriz të qytetarëve.

Sipas Tabakut, sistemi është i dhunshëm dhe i korruptuar, ndërsa shtoi se pasojat, sipas saj, janë dramatike për ekonominë dhe shtresat në nevojë.

“Sot jemi përballë një autokrati të rilindur. Sistemi i dikurshëm i dhunës zëvendësohet sot me dhunën e korrupsionit, diktaturën e korrupsionit. Është ideologjia e regjimit sot që ka ndërtuar një ekonomi që i shërben vetëm klientëve dhe ofron mundësi për kriminIndustria dhe bujqësia janë në falimentim. Çdo i varfër e pensionist e di të vërtetën. Sot të korruptuarit bëjnë ligje që të mbrojnë njëri-tjetrin. Kjo nuk është Shqipëria e shqiptarëve. Familjet e thjeshta numërojnë qindarkat, shtresa e mesme po shtypet, taksat po shtohen, ndërsa ata lart ushqehen me privilegje që nuk u kthehen qytetarëve,” shtoi ajo.

Postime të lidhura