Aplikacion
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po udhëheq protestuesit në qendër të Tiranë.
Kryedemokrati është shfaqur si asnjëherë më parë me syze dhe maskë kundragaz për tu mbrojtur nga gazi lotsjellës dhe uji i Policisë.

Fillimisht, një pjesë e protestuesve hodhën fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Policia reagoi duke përdorur autobotin me ujë për të shpërndarë turmën.
Më pas, protestuesit u zhvendosën drejt godinës së Kuvendit, ku po vijon tubimi. Në zonë janë vendosur forca të shumta policie për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar incidente të tjera.
Protesta po zhvillohet në kuadër të thirrjes së opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama.