Aplikacion
Ka eskaluar protesta e opozitës para Kryeministrisë.
Sapo kreu i Partisë Demokratike përfundoi fjalën e tij, nisi hedhja e fishekzjarreve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë.
Menjëherë pas kësaj, policia u përgjigj duke hedhur ujë në drejtim të protestuesve.
Ashtu si herët e shkuara, protestuesit po marshojnë drejt Parlamentit. Ky i fundit shpeshherë është kthyer në një pikë kyçe të tensioneve./ Zoom.al