zoom

Lajme

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Berisha: Hitleri i pasluftës! Guximtarët përmbysën kultin e satanit

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Berisha: Hitleri i pasluftës! Guximtarët përmbysën kultin e satanit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku po mbahet protesta e katërt kombëtare, e cilësoi 20 shkurtin si një nga datat më të rëndësishme në historinë e vendit.

Berisha u shpreh se kjo është dita kur, 35 vite më parë, dhjetëra mijëra qytetarë të mbledhur në Qytetin Studenti, në mbështetje të grevës së studentëve dhe nën thirrjet e artistes Rajmonda Bulku si edhe të shumë protestuesve të tjerë, marshuan drejt sheshit “Skënderbej”, i rrethuar nga forca të armatosura me autoblinda, mitraloza dhe snajperë.

Ai e përshkroi atë moment si kulmin e guximit qytetar, kur u rrëzua shtatorja e Enver Hoxhës, duke e cilësuar këtë akt si përmbysje të kultit të diktaturës. Sipas tij, me atë veprim u godit simbolikisht regjimi që për 46 vite, siç tha ai, persekutoi, burgosi, ekzekutoi dhe varfëroi shqiptarët më shumë se çdo pushtues tjetër në historinë e vendit.

Berisha shprehu nderim për ata që morën pjesë në atë ngjarje, duke shtuar se 35 vite më parë askush prej tyre nuk do ta kishte menduar se, pas kaq kohësh, do të përballeshin sërish me një regjim që, sipas tij, nuk është identik me të shkuarin, por në shumë aspekte i ngjashëm me të.

Berisha: Është dita kur 35 vite më parë, dhjetëra mijëra qytetarë të mbledhur në Qytetin e Studentëve, në mbështetje të grevës së studentëve, nën thirrjen e artistes Rajmonda Bulku dhe të protestueve të shumtë, nisen drejt sheshit “Skënderbej” të rrethuar nga të katërta anët me autoblinda, mitraloza, snajper. Në një betejë e cila shënon  kulmin e guximit. Përmbysën shtatoren, përmbysën kultin e Satanit, kultin e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës.

Përmbysën regjimin i cili në 46 vite persekutoi, burgosi, ekzekutoi, varfëroi më shumë shqiptarë se çdo pushtues tjetër që ata kishin njohur në historinë e tyre. Nderim përjetë atyre guximtarëve. 35 vite më parë, të gjithë ata që ishin në shesh, kurrë nuk do mendonin se 35 vite më vonë do ndodheshin para një regjimi jo të njëjtë në mënyrë identike, por fatkeqësisht shumë të ngjashëm në shumë e shumë aspekte./ Zoom.al

Postime të lidhura