zoom

Aktualitet

Me Berishën në krye, protestuesit zhvendosen te Kuvendi pas tensioneve me policinë

Me Berishën në krye, protestuesit zhvendosen te Kuvendi pas tensioneve me policinë

Me në krye kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit janë nisur drejt Kuvendit, ku pritet të vijojë tubimi i opozitës.

Lëvizja drejt godinës së Kuvendit vjen pas tensioneve të regjistruara më herët para Kryeministrisë.

Për disa momente pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë.

Aktualisht përpara parlamentit janë duke qëndruar disa kordone me efektivë policie.

Postime të lidhura