zoom

Të gjitha

Qytetarët gjejnë bikini dhe pusulla “erotike” mbi makina, e vërteta i lë me “gojë hapur”

Qytetarët gjejnë bikini dhe pusulla “erotike” mbi makina, e vërteta i lë me “gojë hapur”

Si do të reagonit nëse do të gjenit mbi makinë tuaj një palë të brendshme grash, shoqëruar me një mesazh tepër erotik?

 

Kjo ngjarje duket e pabesueshme, por u ka ndodhur dhjetëra qytetarëve në Australi mëngjesin e sotëm.

 

Sipas raportimeve, në një zonë banimi, në një varg makinash të parkuara, ishin vendosur të brendshmet, shoqëruar me një shënim që thoshte “”Hej…! Ti i ke lënë këto në shtëpinë time mbrëmë”.

Për disa ishte surprizë e këndshme, por jo për çiftet, të cilën e gjetën veten duke debatuar me njëri-tjetrin, me dyshime për tradhti.

 

E vërteta, megjithatë, nuk është aq e diskutueshme sa mendohej fillimisht pasi e gjitha ishte bëmë e markës së të brendshmeve Nala.

 

Marka ka lancuar koleksionin e ri të të brendshmeve dhe kjo ishte mënyra e tyre për ta reklamuar.