zoom

Lajme

PS refuzoi kërkesën e SPAK-ut për Ballukun, Rama: S’e shpall hero, e as viktimë!

PS refuzoi kërkesën e SPAK-ut për Ballukun, Rama: S’e shpall hero, e as viktimë!

Në fillim të fjalës së tij pas prezantimit të raportit të PS për kërkesën e SPAK lidhur me arrestimin e Belinda Ballukut, ish- zëvendëses së tij, Rama tha se nuk është akuzuar as për vjedhje e as për korrupsion.

Ai e quajti “turravrap të pakuptueshëm” pezullimin e saj, që e cilësoi si “masë absurde” pasi pezulloi funksionin.

“Ndaj saj është ngritur një akuzë që në vitin e shkuar jo për vjedhje, jo për korrupsion e gjësendi tjetër të lidhur me një skenë krimi ose flagrancë, por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë ka kryer veprën penale pabarazi në tenderë publike 6 vite më parë, bazuar në disa mesazhe të gjetura vite më vonë në celularin e një ish-drejtori. Mbi këtë fakt krejt të pahetuar asokohe, por si rëndom servirur më parë përmes korrierësh që hyjnë e dalin te kuzhina e Stacionit të Trenit si gjellë qensh në 700 tenxheret e gjyqit publik e mediatik, u vendos fillimisht me një turravrap të pakuptueshëm nga prokurori dhe gjykatësi i seancës pezullimi i anëtares së kabinetit qeveritar. Një masë absurde që siç e kemi shpjeguar, pezulloi funksionin dhe jo personin, prandaj s’ka ndodhur në botë asnjë budallallëk i kësaj natyre. Pa pritur fare përfundimin e procesit për ndërhyrje të patolerueshme në kompetencat e ekzekutivit, sapo gjykata pezulloi masën e pezullimit dhe deklaroi se do t’i hynte cështjes në themel, erdhi turravrapi i dytë: kërkesa që diskutojmë sot. E diskutojmë me të drejtën që na jep Kushtetuta për të rrëzuar ose jo arrestin e një deputeti”, tha Rama.

Kryeministri tha se SPAK ka përdorur median për asgjësimin publik të subjekteve të tij, në këtë rast të Belinda Ballukut.

Ndërkohë më herët në mbledhje, PS, nuk aprovoi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeminstres. Ulsi Manja i cili prezantoi raportin e anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve, deklaroi se nuk ka vend për zëvendësim të masës së sigurisë. 

“Ne si anëtarë të shumicës parlamentare në këshillin për rregulloren, mandatit dhe imunitetit i rekomandojmë seancës plenare rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Është e vërtetë që lufta kundër korrupsionit është prioritet, por në këtë rast nuk kemi as akuze për korrupsion. Ky rekomandim nuk e pengon SPAK të vijojë hetimet, ajo e ka masën. Ne e konsiderojmë tashme vetëm si çështje qe i takon drejtësisë. Për veprën penale te shkeljes se barazisë ne tenderë tashmë ka praktike të konsoliduar për ndjekjen e hetimeve pa mase sigurimi personal, e jo më të kërkohet zëvendësim i masës së sigurimit”, tha Manja. 

Postime të lidhura