Aplikacion
Pasi u shkarkua nga Edi Rama, Belinda Balluku dorëzoi këtë të premte stafetën tek Enea Karakaçi. Ky i fundit do të jetë në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Por ceremoninë Balluku e shfrytëzoi për të reaguar për akuzat e hedhura ndaj saj dhe për hetimin që SPAK ka nisur duke e akuzuar për korrupsion dhe abuzim me tenderat.
Balluku mohoi se ka kryer korrupsion, ndërsa shtoi se drejtësinë nuk do ta sulmojë kurrë.
Ajo nxiti që hetimet të vijojnë, për të zbuluar se nuk ka 300 apartamente, siç pretendon Sali Berisha.
“Besoj se drejtësia duhet të jetë e lirë dhe e pavarur. Drejtësia e re si produkt i reformës, si produkt i vizionit të Edi Ramës dhe PS duhet të vazhdojë të jetë frymëzimi i këtij vendi. Nxis që hetimi që ka nisur prej muajsh ndaj meje dhe që nuk e lam penguar kurrë, të vijojë për të nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe. Unë nuk kam as 300, as 30 dhe as 3 apartamente. As helikoptere e jahte”, tha Balluku./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari